Kuvendi i Shqipërisë votoi dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi ka miratuar mes debateve dy kandidaturat e Elsa Toskës e Fiona Papajorgjit, si anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese.

Me 105 vota pro, dy kundër dhe 9 abstenim, kandidatja e propozuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi Elsa Toska, është shpallur anëtare e Gjykatës Kushtuetuese.

Me 105 vota pro, 3 kundër dhe 8 abstenim, u votua emri i Fiona Papajorgjit.

Ndërsa, Arta Vorpsi është shpallur e emëruar që më herët si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. “Procedura është bërë sipas Kushtetutës”, është shprehur Ruçi.