Kuvendi këtë javë mban dy seanca

Shefja e Grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se Kuvendi i Kosovës këtë javë do të mbajë dy seanca, të mërkurën dhe të enjten.

Mes tjerash, Kusari-Lila tha se procesi i dialogut Kosovë-Serbi nuk mund të quhet i dështuar pasi që ky proces është ende duke vazhduar.

“Përderisa ka dialog, ka proces, këtë nuk mund ta quajmë dështim. Ajo që është e rëndësishme është që të vazhdojë dialogu dhe më e rëndësishmja është që në fund marrëveshja të jetë më njohje të ndërsjellët”, tha ajo.

Ajo po ashtu tha se raportet mes Kosovës dhe SHBA-së janë ashtu siç duhet që të jenë.

“Trajtimi i raporteve në mes Kosovës dhe ShBA-së, këto raporte janë raporte siç duhet që të jenë. Janë të ndarë ligjvënësit dhe ekzekutivi. Kosova ka pasur nder vite kontakte më kongresmen dhe senatorë”, ka thënë ajo./EO