Xhafer Tahiri thotë se do të kandidojë përsëri për kryetar të Vushtrrisë

Anëtari i kryesisë së LDK, Xhafer Tahiri do të kandidojë përsëri edhe për një mandate për kryetar të Vushtrrisë.

Tahiri në emisonin “DPT TE FIDANI” në T7 thotë se do ta vazhdojnë edhe për një mandat qeverisjen e LDK-së në Vushtrri.

“Kemi edhe projektin e nxjerrjes së ekonomisë së Vushtrrisë nga kriza që pandemia COVID e ka bërë. Do ta vazhdojnë edhe për një mandat qeverisjen e LDK-së në Vushtrri. Askush nuk ka besuar se unë në vitin 2017 do të bëhem kryetar”, ka thënë Tahiri.

Teksa shton se duhet ta stabilizojnë LDK-në në Vushtrri dhe në gjithë Kosovën.

Ai thotë se qytetarët janë të kënaqur me punën e tyre në këtë komunë.

“Të gjitha matjet në Vushtrri në opinionin publik tregojnë se knaqshmëria është e lartë”, thotë ai.