Kuvendi mban seancë, në rend dite votimi në lexim të dytë i buxhetit për vitin 2024

Kuvendi i Kosovës të enjten duke filluar nga ora 10:00 do të mbajë seancë plenare.

Në rend dite në këtë seancë do të jetë vetëm një pikë si shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-260 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.