Kuvendi mban sot seancë, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të rregulltë plenare, duke filluar në ora 10:00, raporton Gazeta Evropa.

Në këtë seancë, ndër tjera do të zhvillohet interpelancë me ministrin Blerim Kuçi, sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, e nënshkruar edhe nga nëntë (9) deputetë tjerë, në lidhje me dhënien e licencave afatgjate (40vjet) për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes “KELKOS ENERGY” sh.p.k për HC “Deçani” dhe HC “Belaja”.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Interpelanca me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, e nënshkruar edhe nga nëntë (9) deputetë tjerë, në lidhje me dhënien e licencave afatgjate (40vjet) për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes “KELKOS ENERGY” sh.p.k për HC “Deçani” dhe HC “Belaja”,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-015 për letërnjoftim,

5. Shqyrtimi i Statutit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj,

6. Shqyrtimi i Statutit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë,

7. Shqyrtimi i Statutit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë,

8. Shqyrtimi i Statutit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan,

9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për vitin 2019,

10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për vitin 2019,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2018,

12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2019,

13. Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë 2018 – 2019,

14. Debat parlamentar për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje me rastin e fushatës senzibilizuese në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, sipas kërkesës së deputeteve Vlora Limani Hajnuni dhe Lirije Kajtazi, të mbështetura nga 8 deputetë tjerë,

15. Emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT,

16. Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit,

17. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës

Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, vazhdon të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:

· Ueb faqes së Kuvendit,

· Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe

· RTK-së, si medium publik.