Kuvendi Zgjedhor i LDK-së mbahet më 3 gusht

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur që Kuvendin Zgjedhor ta mbajë me datën më 3 gusht.

Gjatë takimit të kryesisë, u vendos që orientimisht Kuvendi Zgjedhor i LDK-së të mbahet më 3 gusht 2019. Në ndërkohë, të gjitha organet e LDK-së do të përmbyllin përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e Kuvendit.

Kuvendi i LDK-së do të ketë karakter solemn ku do të rikonfirmohet puna dhe performanca e LDK-së, fuqia politike dhe lidhja e fuqishme tridhjetëvjeçare e LDK-së me popullin e Kosovës, thuhet në komunikatë.