Vetura godet këmbësoren në Podujevë

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një automjeti me ngasës mashkull i cili ka goditur një këmbësore në Podujevë.

Policia ka njoftuar se si pasojë e goditjes viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spital.

Rasti ka ndodhur të hënën, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.