Klinaku: Një kryeministër që sulmon sistemin e drejtësisë dhe mediat, veç kryeministër s’duhet të jetë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK’së, Faton Klinaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për ‘sulmet’ që mbrëmë ka bërë ndaj mediave dhe sistemit gjyqësor.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se një kryeministër që sumon këta dy sektorë vetëm kryeministër nuk duhet të jetë.

“Një kryeministër që sulmon sistemin e drejtësisë dhe mediat, veç kryeministër nuk duhet të jetë. ‘Ishalla e mrama me hajr, se keq i ka shteti punët’”, ka shkruar Klinaku.