Ky është bilanci i fundit me COVID-19 në Shqipëri

Në Shqipëri si pasojë e COVID-19 ka ndërruar jetë një qytetar, ndërsa janë zbuluar edhe tre raste të reja.

Të dhënat bëhen publike nga Ministria e Shëndetësisë, që sipas saj, shkalla e pozitivitetit ditor është konfirmuar pasi janë kryer 3853 testime të dyshuara.

Në spitalin infektiv aktualisht po merr mjekim të specializuar një pacient, i cili është konfirmuar pozitiv me coronavirus.

Sipas MSH-së, në 12 qarqet e vendit numri i rasteve aktive ka shkuar në 71, tregues ky, i cili dëshmon se prirja e kurbës epidemioligjike ka marrë tendencë zbritjeje.

Po ashtu, listës së të shëruarve në orët e fundit i janë shtuar 7 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre  në 129,982, që nga fillimi i epidemisë.

Në Shqipëri kanë humbur jetën në total nga coronavirus 2,456 qyetarë, ndërsa nga evidencat mjekësore, shumica e tyre kanë rezultuar me sëmunde të tjera bashkëshoqëruese.