Ky është bilanci i të vrarëve dhe të plagosurve deri më tani

Rusia ka nisur sot një fushatë ushtarake në shkallë të gjerë kundër Ukrainës, me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin. Është raportuar për sulme në pozicionet ushtarake ukrainase në të gjithë vendin. Në këtë artikull, ndiqni të përditësuara zhvillimet e fundit rreth krizës.

Zyrtarët ukrainas thonë se të paktën 57 peraona janë vrarë dhe 169 të tjerë janë plagosur pas sulmeve nga forcat ruse.

Janë 57 persona që kanë vdekur dhe 169 persona janë plagosur – duke përfshirë lëndime luftarake dhe jo luftarake – pas sulmeve nga forcat ruse, tha të enjten Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Viktor Lyashko.

Duke folur drejtpërdrejt në kanalin televiziv të Ukrainës 1+1, Lyashko tha se spitalet dhe punonjësit e mjekësisë ishin gjithashtu nën sulm të enjten – duke përfshirë në Avdiivka dhe Vuhledar në Donetsk – me viktima të raportuara mes punonjësve mjekësorë.