Ky është fjalimi i parë i Lumir Abdixhikut pasi u zgjodh në krye të LDK’së

“Për gjatë viteve të shkuara LDK arriti të ruaj vlerën e saj. Megjithatë LDK nuk arriti ta rris vetën, fajtor mund të gjenden, por jam i bindur se kjo do të ndodhë në rrugëtimin tonë të përbashkët.

Pavarësisht përpjekjeve paknaqësitë brenda dhe jashtë, por forcë do të gjejmë. Janë ide të identitetit të nisur nga Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova, janë ide të kultivuara nga dy ish presidentët paraprak. Pra këto janë bindje dhe i mbijetojnë sfidave të kohës, kam gjetur sakrificë të paguar me jetë. Kjo shtëpi më ka hapur derën sic do t’ua japë gjeneratave të tjera. Pikërisht kjo LDK’në e bënë shtëpi të fortë në politikën e Kosovës. LDK nuk ka njerëz për të humbur por as njerëz të mjaftueshëm për të hecur përpara.

Kjo detyrë nuk është fare e lehtë, por gjen në një rrugë të frymave populiste që janë përpara.

Para një obligimi të tillë nuk qëndrojmë indiferentë, dhe rruga jonë e djathtë dhe ajo euroatlantik, rruga përpara kërkon reformë dhe kthimin e votuesve. Jam i bindur që rruga jonë do t’u tregojë skeptikëve që janë gabim dhe të kthehen.

Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës”.