Ky është futbollisti më i shpejtë në botë

Kylian Mbappe është lojtari që është shpallur lojtari më i shpejtë në botë. Shpejtësia që ai ka arritur duke vrapuar brenda fushës së futbollit është, 36 km/h, shkruan Gazeta Metro.

E përditshmja franceze, ‘Le Figaro’ ka zbuluar listën e dhjetë futbollistëve më të shpejtë në botë.

Natyrisht, ai që po konsiderohet si pasardhësi i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, Kylian Mbappe, është në krye të kësaj liste.

Ai është kurorëzuar si lojtari më i shpejtë në botë me 36 km/h, duke lënë prapa emra të mëdhenj të futbollist.

Pas tij vjen Inaki William, më pas Aubameyang, derisa në fund është Nacho Fernandez.