Ky është kategorizimi i ri i komunave sipas zonave

Bazuar në numrin javor të rasteve të SARS-COV 2 në 100.000 banorë, IKSHPK ka bërë sot rangimin e komunave sipas zonave.

Në zonën e kuqe janë komuna e Prishtinës, Fushë Kosova, Obiliq, Zveçani.

Në zonën e verdhë janë Lipjani, Gjilani, Vushtrria, Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi.

Në zonën e gjelbër janë 25 komuna Vitia, Rahoveci, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Suhareka, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shterpca, Graçanica dhe Shtimja.

Sipas MSh-së, Obiliqi nga e verdha kalon në të kuqen, Suhareka nga e kuqja në të gjelbërtën, Ferizaj nga e verdha kalon në të gjelbërtën, Mitrovica e Jugut nga e verdha kalon në të gjelbërtën, Gjilani nga e gjelbërta kalon në të verdhën, Leposaviqi nga e gjelbërta kalon në të verdhën.