Nisma i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe bën thirrje që të zbardhen rrethanat e vdekjes tragjike të të riut nga Gjilani

Nisma Socialdemokrate ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit që vdiq sot nga komuna e Gjilanit.

Nisma ka bërë thirrje që sa më parë të zbardhen të gjitha rrethanat që çuan në vdekjen tragjike të të riut nga Gjilani.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen tragjike të një të riu i cili ishte i karantinuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

NISMA Socialdemokrate shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit.

NISMA bën thirrje që sa më parë të zbardhen të gjitha rrethanat që çuan në vdekjen tragjike të të riut nga Gjilani.