Ky është ministri serb që ia ka harxhuar Kosovës 84 mijë euro për karburante

Ministri serb që ia ka harxhuar Kosovës 84 mijë euro për karburante.

Dalibor Jevtic vazhdon ta bojkotojë punën e Qeverisë që nga pranvera e 2018’s, por nuk ka hequr dorë nga paga dhe benefitet e tjera që sjellin dy pozitat që i ushtron njëkohshëm dhe prej të cilave ka thënë se ishte dorëhequr ajo e zëvendëskryeministrit dhe pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Gjatë gjysmëmandatit, si i vetëm në ministri ka shpenzuar 77,269.71 euro dhe 5,256.36 euro si zëvendëskryeministër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nga buxheti i Kosovës, shtetësinë e së cilës e kanë kontestuar ai dhe Lista Serbe, parti së cilës i takon, për 24 muaj ministri Jevtiq ka realizuar 58,809.76 euro si pagë. Veç këtyre, edhe 1,132.2 euro i ka arkëtuar si mëditje.