Nasim Haradinaj e përcjell nga Haga varrimin e të vëllait Agronit

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, varrimin e vëllai të vet Agronit, e ka përcjell drejtpërdrejt nga Haga.

Atij i është mundësuar kjo nëpërmjet një IPAD-i.

Gjatë kësaj kohe Haradinaj, u ngushëllua edhe nga familjarët, të afërmit dhe miqtë.

Ish-ushtari UÇK-së, Agron Haradinaj, vdiq më 2 mars pas një sëmundje të rëndë.