Ky është personi i tretë që vdiq në QKUK pas konfliktit të armatosur tek Lagjja e Spitalit

Nga përleshja me armë që ndodhi javën e kaluar në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ka vdekur edhe personi i tretë.

Viktima është Gani Rafuna, i lindur në vitin 1943 kanë konfirmuar nga QKUK-ja.

Për këtë rast janë arrestuar tre persona si të dyshuar ndërsa është raportuar që shkaku i konfliktit ka qenë një çështje pronësore.

Vdes personi i tretë nga përleshja e armatosur në Lagjen e Spitalit