Aksident në mes të tri veturave në Prishtinë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, më sakte te ‘Lagjja e Spitalit’.

Në këtë aksident janë të përfshira tri vetura, derisa nuk raportohet akoma për të lënduar.

Me të marrë informatën, ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dal në teren dhe po merren me rastin.