Lajçak pas takimit me Kurtin: Kosova duhet të nisë themelimin e Asociacionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë.

Pas takimit është deklaruar për media emisari europian Miroslav Lajçak.

Emisari europian, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Kurit sot në Qeverinë e Kosovës, ka theksuar se Kosova duhet të nisë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kurti ka një përgjegjësi për të bërë progres në normalizimin e relacioneve nëse Kosova do të bëjë progres drejt BE-së. Tash ne duhet të theksojmë nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit pa ndonjë vonesë. Pa këtë, nuk do të ketë progres të Kosovës në rrugën europiane”, tha Lajçak.

“E vlerësojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet tona shpejt. Do të vazhdojmë në Beograd ku do të takojmë presidentin Vuçiq”.