Lajçak: Pas takimit me Vuçiqin, do ta caktojmë takimin e radhës mes Kosovës dhe Serbisë

Emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur para mediave sot në përfundim të vizitës së tij në Prishtinë.

Në këtë konferencë për media, Lajçak tha se dialogu duhet t’i zgjidhë të gjitha çështjet e hapura mes dy shtetev, shkruan lajmi.net.

Ai po ashtu tha se pas diskutimit me presidentin serb, Aleksander Vuçiq .

“27 anëtarët e BE-së e dërguan një sinjal mjaft të qartë për angazhimin në Kosovë dhe në rajon. Ju e dini që sa herë që bëj diçka e bëj 100 %. Jam i vendosur për të rinisur dialogun dhe për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura. Kam pasur takime konstruktive me liderët politik në Kosovë dhe anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare. Unë kam theksuar se Kosova duhet të jetë e bashkuar në dialog. Diskutuam që të rifillojmë me shpejtësi dialogun, si dhe datat, metodologjitë, prioritetet. Jam i kënaqur me seriozitetin e treguar për rifillimin e dialogut. Në Beograd planifikoj t’i diskutoj këto elemente, që pas saj të shpallim takimin e parë”, tha ai.

Po ashtu,  ai tha se nga Kosova po largohet me sigurinë se Prishtina e ka gatishmërinë për t’i hyrë dialogut.

“Po largohem nga Kosova me sigurinë se janë krijuar kushtet që të rinisë dialogu. Kosova është pjesë e Evropës, sukseset dhe problemet tuaja janë edhe tonat. Rruga e Kosovës drejt Evropës shkon përmes këtij dialogu. Dua që Kosova të ecë përpara në këtë rrugë”, tha ai.