Mbi 600 të infektuar dhe 10 viktima nga Covid-19 në Shqipëri

Vijon të jetë problematike situata si pasojë e pandemisë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot 609 qytetarë të infektuar me Covid, nga 3,598 testime të kryera. Fatkeqësisht në 24 orët e fundit anë humnbur jetën 10 qytetarë.

Viktimat janë: Një qytetar 66 vjeç nga Bulqiza, një qytetar 69 vjeç nga Fushë- Kruja, katër qytetarë nga Tirana 71 -77 vjeç,  dy qytetarë nga Elbasani 71 dhe 72 vjeç, një qytetar nga Fieri 74 vjeç, një qytetar nga Korça 82 vjeç.

Janë 7,804 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.  Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.