Lajçak përfundon takimin me Osmanin, niset drejt Qeverisë për takimin me Kurtin

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka përfunduar takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Nga Presidenca ai është nisur drejt Kryeministrisë ku e pret kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, raporton Express.

Lajçak sot erdhi në Prishtinë, ndërkaq do të shkojë edhe në Beograd.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se kjo vizitë është për depërshkallëzimin e situatës dhe për kthim në procesin e dialogut. Ai tha se këtë ia kërkoi Përfaqësuesi i Lartë Borrell për t’i çuar përpara çështjet dhe “për të gjetur përfundimisht rrugën për deeskalim”.