Lajcak takohet me Skender Hysenin, e pret ndaras nga Marko Gjuriq

Pala kosovare dhe ajo serbe kanë nisur takimet në Bruksel në nivel të ekspertëve.

Është emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak ai që ka shpërndarë dy fotografi të dy takimeve me palën e Kosovës dhe të Serbisë.

Një takim të ndarë ai e ka pasur me koordinatorin shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq.

Me këtë rast, Lajçak ak thënë se sot do të nisin diskutimet politike në nivelin e ekspertëve.

“Sot, vazhdojmë diskutimet politike në nivelin e ekspertëve. I lumtur të pres negociatorët e të dy palëve, Skender Hysenin dhe Marko Gjuriqin”, ka shkruar Lajçak.