Lajm i fundit: Naim Murseli pranon se porositi vrasjen e gruas së tij

Naim Murseli tashmë ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij. Sipas asaj që po raporton paparaci, Naim Murseli, këshilltari i ish- presidentit Pacolli, ka pranuar se ka paguar para për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridon Murseli.

Ai sipas raportimeve, ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin e Naim Murselit si të përfshirë në kryerjen e vrasjes së gruas së tij, Liridona Murseli.
Bashkë me Murselin u arrestua edhe bashkëfshatari Granit Plava.Sipas njoftimit, gjatë bastisjes është gjetur edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Bazuar në raportimet e mediave, Plava dyshohet se është paguar 30 mijë euro nga Murseli për ta vrarë Liridonën.Aktualisht sipas njoftimit të Prokurorisë të dy janë duke u intervistuar në stacion policor.

Liridona Murseli u vra të mërkurën në mbrëmje në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë.Ndërkohë që është publikuar edhe fotografia e të dyshuarit ekzekutorit Plava që dyshohet se vrasjen e ka kryer me porosi të Murselit.