Shërohen edhe 139 persona nga koronavirusi në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 139 pacientë të prekur me koronavirus janë shëruar tërësisht nga ky virus.

Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.753 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.995”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.