Liburn Aliu ministri më i dobët në Qeverinë Kurti, realizoi vetëm 22 për qind të planit

Qeveria e Kosovës ka arritur të realizojë vetëm 47,6 për qind të planit të punës për gjashtëmujorin e këtij viti. Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, që drejtohet nga Liburn Aliu, ka dal të jetë më e dobëta. Kjo ministri ka paraparë të realizojë 401 aktivitete, por i ka realizuar 103, që i bie që ka kryer vetëm 22 për qind të planifikimeve.

Që nga paslufta, investimet më të mëdha në Kosovë janë bërë në rrugë e autostrada.

Në çdo qeveri, tash e 20 vite, prioritet kryesor ka qenë infrastruktura rrugore, ku janë ndarë miliona euro. Madje edhe ministri që ka drejtuar Ministrinë e Infrastrukturës, ka qenë njëfarë lloj “heroi” dhe mburrje për Qeverinë dhe kryeministrin e vendit, shkruan Demokracia.com.

Por, tash kur shteti po drejtohet nga Albin Kurti dhe në krye të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është Liburn Aliu, gjërat kanë ndryshuar për të keq.

Pak rrugë janë asfaltuar dhe shumë projekte kanë mbetur në gjysmë, përkundër që në dispozicion si buxhet për këtë vit janë ndarë mbi 222 milionë euro, nga të cilat për shpenzime kapitale mbi 196 milionë euro.

Po ashtu, aktualisht pothuajse nuk po punohet në asnjë punishte.

Autostrada e Gjilanit ka mbetur ashtu siç ka qenë në vitin e kaluar, zgjerimi i rrugës Dollc-Gjakovë apo zgjerimi i rrugës Prishtinë-Mitrovicë, po ashtu, njëjtë.

Se këto para nuk janë shpenzuar dhe me to nuk janë realizuar planet e tregoi edhe Lëvizja Fol përmes një publikimi që bëri ditë më parë.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për periudhën janar-qershor 2022, ka paraparë të realizojë 461 aktivitete.

“Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për periudhën janar-qershor ka paraparë të realizojë 461 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 103 nga to. Përqindja është shumë e vogël, 22,3 për qind”, thuhet në raport, përcjell Demokracia.com.

Sipas këtij raporti, nga 2 mijë e 63 aktivitete të parapara nga Qeveria janë realizuar vetëm 983 prej tyre apo 47.6 për qind e planit të paraparë të Qeverisë së Kosovës.

Zyra e Kryeministrit në kuadër të planit strategjik – opercional në periudhën janar – qershor 2022 ka paraparë të realizojë 98 aktivitete prej të cilave i ka realizuar vetëm 46 nga ato apo 46.9%.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për periudhën janar-qershor 2022 ka paraparë që të realizojë 35 aktivitete e që i ka realizuar vetëm 15 apo 42.9%.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka paraparë që të realizojë 401 aktivitete, por i ka realizuar 103 nga to apo vetëm 22.3%.

Ministria e Drejtësisë ka paraparë që të realizojë 94 aktivitete, ndërsa i ka realizuar 53 apo 56.4%.

Ministria e Zhvillimit Rajonal 40 aktivitete, i ka realizuar 38 nga to apo 95%.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për periudhën janar-qershor 2022 ka paraparë që t’i realizojë 96 aktivitete teksa i ka realizuar 56 nga to apo 58,3%.

Ministria e Ekonomisë i ka paraparë 135 aktivitete, kurse i ka realizuar 77 nga to.

Ministria e Punëve të Brendshme i ka paraparë 191 aktivitete, ndërsa i ka realizuar 103 apo 53.9%.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për periudhën janar-qershor në kuadër të planit strategjik-operacional i ka paraparë 123 aktivitete, ku i ka realizuar 63 nga to apo 51.2%.

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal i ka paraparë 25 aktivitete, ku ka realizuar 22 nga to apo 86%.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për periudhën janar-qershor 2022 i ka paraparë 126 aktivitete, ku i ka realizuar vetëm 80 prej tyre apo 63.5%.

Ministria e Bujqësisë ka paraparë t’i zhvillojë 43 aktivitete, ku i ka realizuar 33 prej tyre apo 76.7%.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për periudhën janar-qershor 2022 i ka paraparë 512 aktivitete dhe i ka realizuar 259 apo 50,6%.

Ministria e Shëndetësisë i ka paraparë 76 aktivitete, ku i ka realizuar 28 aktivitete apo 36.8%.

Ministria e Kthimit, 8 aktivitete, 7 nga to, 87.5%.

Ministria e Mbrojtjes nuk është përgjigjur në pyetësorin e tyre dhe kishte paraparë që t’i realizojë 14 aktivitete, por s’dihet sa i ka realizuar. /Demokracia.com/