Pesë të lënduar në një aksident në Kijevë

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Kijevë, rreth orës 18:30.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se në aksident ishin të përfshirë dy automjete.

“Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, tha Elezaj.