Lajm i mirë nga Vushtrria – shërohet pacientja e fundit me koronavirus

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se sot është shëruar pacientja e fundit me koronavirus.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se “Vushtrria ka fituar betejën me Coronavirus, pacientja e fundit sonte është shëruar”.

Tutje i pari i Vushtrrisë ka treguar edhe bilancin e infektimeve në këtë komunë.

“Nga data 24 mars 2020, kur kishim rastin e parë në Vushtrri me Covid 19, deri më sot 5 maj 2020, kur kemi pacienten e fundit të shëruar, ne kemi arritur që të përmbyllim me sukses në vetëm 41 ditë përballjen tonë kolektive me Coronavirus: bilanci 24 të infektuar, 23 të shëruar, qindra familje e qytetarë në vetizolim, mijëra njerëz të mbetur pa punë e shumë biznese të dëmtuara rëndë”, ka shkruar Tahiri.

Gjatë natës së sotme, prej 220 mostrave vetëm një rast ka dal pozitiv me koronavirus në gjithë Kosovën ndërsa 87 persona janë shëruar.