Lajm i mirë nga Vushtrria: Të gjitha testet e kryera sot rezultuan negativ me koronavirus

Të gjitha testet e kryera sot të qytetarëve nga Vushtrria (6 nga Smrekonica,1 nga Vushtrria + 4 nga Mitrovica, kontakt të infektuarve nga Smrekonica, 11 total) kanë rezultuar ngegativ me Covid 19, shkruan Fokusi.info.

Ky njoftim është bërë në faqen zyrtare të Komunës së Vushtrrisë:

Njoftimi i plotë:

Lajm i mirë

Të gjitha testet e kryera sot të qytetarëve nga Vushtrria (6 nga Smrekonica,1 nga Vushtrria + 4 nga Mitrovica, kontakt të infektuarve nga Smrekonica, 11 total) rezultojnë negativ me Covid 19.

Masat tona bashkë me ato të propozuara nga IKSHPK e të vendosura nga MSH po funksionojnë.

Por nga java tjetër nga IKSHPK e MSH do të kemi masa të reja sepse në gjithë Kosovën ka pasur rritje të rasteve me #coronavirus

Prandaj ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin