Haradinaj, Serbisë: Mos u përzieni në punët tona!

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka reaguar për herën e dytë rreth aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Sipas shefit të ekzekutivit, Beogradi zyrtar nuk duhet të përzihet në çështjet e brendshme të Kosovës.

“Forcimi i sundimit të ligjit është interes thelbësor i vendit dhe rajonit tonë. Krimi i organizuar dhe kontrabanda janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për progresin tone të përbashkët, dhe NUK duhet të mbështetet mbi bazën e përkatësisë etnike dhe të çfarëdo baze tjetër. Qeveria e Serbisë nuk duhet të synojë minimin e përpjekjeve tona për luftimin e krimit të organizuar”, ka shkruar ai.