Lajm i mirë për 4 vajzat jetime që mbeten me gjyshërit, ja ç’ka nodhur me to

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka merr nën përkujdesjen personale të saj katër fëmijët jetimë nga fshati Dovolan i Dibrës, të cilët humbën prindërit në një përplasje tragjike një javë më parë.

Teksa ka qënë në Peshkopi këtë fundjavë, Xhaçka është takuar me jetimët, duke u premtuar shumë shpejt një shtëpi të re të tyren në Tiranë.

Xhaçka nuk ka munguar të shprehet se kujdesi i saj do të vijojë në mënyrë të vazhdueshme për të plotësuar çdo nevojë.

“Asgjë dhe askush nuk mund t’ua zëvendësojë prindërit 4 vajzave të mitura nga Dovolani i Peshkopisë, të mbetura jetime.

Dashuria dhe vëmendja e të gjithëve bashkë do të t’ua lehtësojnë dhimbjen e do t’ua largojnë vështirësitë e mëdha, me të cilat 4 vajzat dhe gjyshërit e tyre jetojnë.

Si nënë e si grua, personalisht do të kujdesem që 4 motrave, të cilat shumë shpejt do të kenë shtëpinë e tyre në Tiranë, të mos u mungojë kujdesi i vazhdueshëm në çdo drejtim”, shkruan Xhaçka në faqen e saj në rrjetin social.