Lajm i mirë: Shërohen 4 persona brenda ditës nga koronavirusi në Shqipëri

Edhe katër persona të tjerë janë shëruar nga virusi COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.

“Kemi 4 të shëruar në 24 orët e fundit dhe deri tani kemi 44 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për mediat tha se janë 11 raste të reja, ndërsa në total janë 223 persona të infektuar me koronavirus.

Deri tani janë testuar 1526 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 223 raste.