Mali i Zi dhe Kisha Ortodokse Serbe nënshkruajnë marrëveshje

Qeveria e Malit të Zi ka nënshkruar marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe për të rregulluar marrëdhëniet mes tyre.

Kjo u bë e ditur nga publikimi i një fotografie nga Abazoviq në Telegram, në të cilën shihet se marrëveshja është nënshkruar nga Abazoviq dhe patriarku Porfirije.

Marrëveshja është nënshkruar nga ora 10:00 në Podgoricë, shkruan Vijesti, transnmeton KlanKosova.tv.

Mediat atje kishin raportuar se marrëveshja kishte për t’u nënshkruar për sot, por Abazoviq e kishte mohuar këtë.