Lajm i ri: Kosova renditet shumë keq në testin PISA

Faqja zyrtare e testit ndërkombëtar PISA ka publikuar rezultatet e vlerësimit të vitit 2018. Kosova edhe kësaj radhe renditet në fund të listës, shkruan Fokusi.info.

PISA 2018 mbuloi fushën e leximit, shkencës dhe matematikës – me fokus kryesor leximin. Rezultatet e PISA zbulojnë se çfarë është e mundur në arsim duke treguar se çfarë mund të bëjnë studentët në sistemet arsimore me performanca më të larta dhe më të shpejta.

Në Kosovë testimit ndërkombëtar PISA i janë nënshtruar 211 shkolla nga e gjithë Kosova dhe kanë marrë pjesë 5 mijë e 370 nxënës.

Kosova edhe për vitin 2018 sipas testit të Pisa-s ka dalë shumë keq./Fokusi.info/

Ja renditja e të gjitha vendeve: