Lajmërohet Elezi, paralajmëron parregullsi në zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit

Ish-prokurori Elez Blakaj, me anë të një statusi të gjatë në Facebook ka thënë se Këshilli Prokurorial i Kosovës është institucion që nuk ka kredibilitet dhe ka paralajmëruar parregullsi edhe në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Shtetit.

Blakaj ka thënë se KPK përdoret nga disa persona për “ruajtje të monopolit dhe pushtetit për njërit tjetrin” dhe se të njëjtit i trajtojnë këto institucione si prona private.

“Kur interesat e një grupi e sfidojnë interesin publik! Edhe në proceset e privatizimeve në Kosovë të udhëhequara nën drejtimin e AKM-së kemi parë procese të cilat formalishtë janë mbuluar me letra, madje as aty, nuk është arritur në çdo rast të dalin fitues shantazhuesit, kërrcënuesit dhe dhunuesit, pavarsishtë strategjive të përdorura, ndërsa Këshillit Prokurorial të Kosovës nuk po ua huq asnjëherë! Të gjithë kemi parë këto vitet e fundit se si të njëjtit persona kanë bredhur në vazhdimësi nga një zyre tek tjera, duke e ndihmuar dhe favorizuar njëri tjetrin në pozita të ndryshme nga Këshilli Prokurorial për në zyrën e Kryeprokurorit të  Shtetit dhe poashtu në pozita tjera në cilësi të kryeprokuroreve dhe anasjelltas, me qëllim të ruajtjës se monopolit dhe pushtetit për njëri tjetrin, duke i trajtuar këto institucione si të ishin pronë private! E fotografi të njëjtë presim të shofim edhe tani me rastin e përzgjedhjes se Kryeprokurorit të Shtetit!!!”, shrkuan ai.