Shpëtohet jeta e qytetarit mitrovicas që tentoi të hidhej nga objekti i komunës

Gjatë ditës së sotme një qytetar nga Mitrovica ka qëndruar mbi çatinë e objektit të komunës duke kërcënuar që do të hedhet nga objekti i ndërtesës komunale.

Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës, ekipet e Zjarrfikësve dhe të Emergjencës, të cilët falë koordinimit të saktë dhe me kohë kanë arritur që personin në fjalë ta evakuojnë dhe të shpëtojnë nga rreziku potencial.

Vlen të theksohet se pas largimit të personit në fjalë nga objekti i komunës, zyrtarët policor e kanë shoqëruar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami HaxhiBeqiri”.

Rasti në fjalë është duke u hetuar nga organet kompetente të sigurisë.