Leposaviq: Policia gjuan me armë në drejtim të veturës që tentoi t’i godasë

Një incident ka ndodhur në Leposaviq në orët e para të së mërkurës.

Policia është dashur t’i përdorë edhe armët e zjarrit, në një rast.

Kjo pasi pjestarët e Njësisë së Reagimit të Shpejt, për pak sa nuk u goditën nga një veturë.

Ata i dhanë shenjë personit që e ngiste që të ndalonte, por ai nuk e respektoi urdhrin.

Me këtë rast, oficerët policorë gjuajtën me armë zjarri.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga Veton Elshani, zëvendësdrejtor i policisë për rajonin e veriut.

Elshani tha se nuk ka të lënduar nga ky rast.

“Po punojmë që ta arrestojmë të dyshuarin”, tha Elshani.

Dyshohet se në veturën që tentoi t’i godiste policët, kishte pasur shtetas të huaj, emigrantë që u kapën në flagrancë duke zbritur nga vetura. Oficerët kanë kërkuar edhe asistencë në vendin e ngjarjes.

Rasti po hetohet nga Policia dhe Inspektorati i Policisë së Kosovës.