Lajmi i fundit: Veteranët refuzojnë takimin me Kurtin për nesër

Veteranët e UÇK-së nuk pranojnë të takohen nesër në orën 9:00 me kryeministrin Albin Kurti.

Një gjë të tillë e konfirmon për RTK, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku.

Këtë vendim, kryesia e OVL të UÇK-së, e mori pas konsultimeve mes vete.

Veteranët kërkojnë që takimi me kryeministrin Kurti të mbahet me patjetër sot.

Përveç kësaj, veteranët kërkojnë edhe seanca e Kuvendit të Kosovës që të ndërpritet, ndonëse seanca nuk ka të bëjë sot me kërkesën e veteranëve që edhe kategoritë e luftës, të përfshihen në projektligjin për pagën minimale.