Largohet mjeti shpërthyes nga një makinë afër kazermës “Adem Jashari”

Është larguar mjeti shpërthyes, i cili ishte vendosur në një bagazhin e një veture në afërsi të Kazermës “Adem Jashari”.

Njësitet përkatëse kanë arritur ta largojnë veturën, ku dyshohet se ishte vendosur një mjet shpërthyes.

Ndërkaq, Policia e ka liruar rrugën, e cila ka qenë e bllokuar për rreth një orë.