Latifi: Kosnett i shkoi në zyrë VV-së pas deklaratave për marrëveshjen e Uashingtonit

Profesori universitar dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Blerim Latifi, e ka komentuar vizitën e ambasadorit amerikan, Philip Kosnett në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se arsyeja e vizitës së ambasadorit amerikan në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje është deklarimi që zyrtarë të partisë së Albin Kurtit kanë bërë sa i përket marrëveshjes së Uashingtonit.

Postimi i plotë:

Kosnet i paska shku në zyrë Kurtit.Nuk është e vështirë të kuptohen arsyet: deklarimet e vazhdueshme të zyrtarëve të tij se nuk do ta respektojnë marrëveshjen e Washingtonit, të cilës, siç tanimë dihet, i qëndron prapa edhe administrata e re amerikane.

Uroj që Kurti të ketë marrë mësim e të jetë imunizuar nga kjo budallaki e ushqyer vazhdimisht nga broçkullat e Internacionalës socialiste dhe të filloj të sillet si kryeministër shqiptar i Kosovës, e jo si militant i devotshëm i kësaj internacionaleje.