Vjosa Osmani kërkon të mbahen shumë shpejt zgjedhjet e reja në Kosovë!

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani kërkon mbajtjen e zgjedhje sa më shpejt në Kosovë, shkruan Gazeta Blic.

Në një diskutim me  Cédric Wermuth, përmes formës online, ku prezent ishte edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Osmani tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, ani pse dialogu me Serbinë, është i rëndësishëm, ajo thotë se nuk e përbën jetesën në Kosovë, papunësia dhe luftimi i korrupsionit janë me rëndësi jetike se sa dialogu.

“Kur do të ketë zgjedhje? Të jem e sinqertë nuk e di. Shpresoj që kjo të bëhet së shpejti. Është me rëndësi zgjedhjet të ndodhin, të kthehemi tek populli, të rilegjitimohemi sikur pozita ashtu edhe opozita. Mendoj gjithashtu se dialogu është me rëndësi, por nuk e përbën jetesën në Kosovë, papunësia dhe luftimi i korrupsionit janë me rëndësi jetike”, tha Osmani.