Latifi: Lubonja e Blerim Reka e bënë, dikush nga Shkupi le t’i numërojë tash gabimet e Amerikës që budallaku të marrë formë gjithëkombëtare

Filozofi Blerim Latifi ka komentuar deklaratat e Fatos Lubonjës dhe ministrit të Integrimit Evropiam, Blerim Rekës rreth ‘gabimeve’ të Amerikës.

Latifi me ironi shkruan në Facebook se tash ka mbetur të dalë edhe ndonjë kokë tjetër nga Shkupi e të numërojë të ashtuquajturat gabime të SHBA-së.

‘’Fatos Lubonja në Tiranë del e thotë se “Intervenimi i NATO-s në Kosovë s’u bë për t’i shpëtuar shqiptarët, por për qëllime imperialiste të Amerikës”. Blerim Reka në Prishtinë, nga kolltuku i ministrit, numëron gabimet e Amerikës në Ballkan.

Ka mbetur që edhe në Shkup të shfaqet ndonjë “kokë e ndritur” për të na treguar edhe mëkatet tjera të Amerikës dhe kështu budallakut t’i japim një formë gjithëkombëtare.’’