Publikohet raporti i IKSHPK-së

Katër qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin korona, prej 1.983 testimeve përbrenda 24-orëve të fundit në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet njoftimit të përditshëm në ‘Facebook’, derisa ka potencuar se nuk ka asnjë rast vdekjeje.

Njoftimi i plotë:

23 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.006 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.661.024 doza të vaksinës.

Deri më sot 779.012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.983 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.988. Në total numri i rasteve aktive është 321.