Latifi pas takimit të Grenell me Kurtin e Mustafën: Këta të dy e kanë mendjen vetëm tek ekonomia private

Filozofi Blerim Latifi pas takimeve të emisarit Richard Grenell me liderët e VV’së e LDK’së, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, ka thënë se këta më shumë e kanë mendjen të ekonomia privat edhe familjare.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Latifi thotë se Grenell u ka thënë politikanëve që të fokusohen te ekonomia, por se këta e kanë mëndjen vetëm te ajo private.

“Nuk qenka i informuar mirë, sepse shumica e politikanëve në Kosovë tërë kohën tek ekonomia e kanë mendjen. Kuptohet tek ekonomia e tyre private e familjare”, është shprehur Latifi.

Shkrimi i plotë:

Grenell u paska thënë politikanëve në Prishtinë se është koha të fokusohen të ekonomia. Nuk qenka i informuar mirë, sepse shumica e politikanëve në Kosovë tërë kohën tek ekonomia e kanë mendjen. Kuptohet tek ekonomia e tyre private e familjare./gazetametro.net