Sveçla: Nga sot të gjitha patrullat policore në Kosovë do të pajisen me armë të gjata

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Sveçla ka shkruar se me blerjen e këtyre armëve do të rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt.

Ai ka falënderuar shtetin kroat për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.

Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë.

Falënderoj edhe shtetin mik kroat për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës.