Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

0
158

Xhudoja ia ka siguruar Kosovës dy medalje të bronzta deri tash në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Finlandë. Pas Flaka Loxhës, edhe Laura Fazliu u stolis me medalje evropiane

Laura Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos për juniorë (U-21), që po mbahet në Vantaa të Finlandës.

Në luftën për medaljen e bronztë, xhudistja kosovare e mposhti çeken, Renata Zachova, me ‘vaz-ari’, kategoria -63 kg.

Në përgjithësi, Laura shënoi katër fitore.

Dje medaljen e bronztë e fitoi edhe Flaka Loxha (-57 kg), ndërsa Arbër Kullashi (-81 kg) sot u ndal në luftën e parë.

Garuesi i fundit i Kosovës do të jetë Shpat Zeka (-100 kg), i cili garon nesër.

Shpati është nënkampion momental i Evropës për U-21.