Lavrov tha se Hitleri kishte “gjak hebre”, reagon Izraeli

Izraeli ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov, se edhe ish-lideri nazist Adolf Hitleri “kishte gjak hebre”.

Me këtë rast, Ministria e Jashtme e izraelite e thirri për sqarim dhe për të kërkuar falje ambasadorin e Rusisë.

Lavrov këtë deklaratë e dha të dielën në një televizion italian disa ditë pasi Izraeli shënoi Ditën e Përkujtimit të Holokaustit.

Ai tha se nuk mohohen elementet naziste në Ukrainë.

“Fakti nuk i mohon elementet naziste në Ukrainë. Unë besoj se Hitleri kishte gjithashtu gjak hebre”.

“Disa nga antisemitët më të këqij janë hebrenj”.

Deklarimi i kryediplomatit rus u prit me zemërim.

Kryeministri izraelit Naftali Bennett, tha se deklaratat e tilla kanë për qëllim t’i fajësojnë vetë hebrenjtë për Holokaustin.

“Gënjeshtra të tilla kanë për qëllim të fajësojnë vetë hebrenjtë për krimet më të tmerrshme në histori dhe kështu të çlirojnë shtypësit e hebrenjve nga përgjegjësia e tyre”.

“Asnjë luftë sot nuk është Holokausti apo si Holokausti”.

Ndërkaq kryediplomati i këtij vendi Yair Lapid, tha se deklaratat e homologut të tij rus janë të pafalshme.