Lajçak bën të ditur se nesër do të mbahet takimi i kryenegociatorëve për targat

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje rreth takimit të sotëm të Prishtinës dhe Beogradit për çështjen e targave.

Ai ka thënë se tani ka mbetur që kryenegociatorët të gjejnë një zgjidhje për targat dhe se ekipet e të dyja shteteve i kanë përgatitur detajet tjera.

“Ekspertët nga Kosova dhe Serbia sot janë takuar për herë të fundit në grupet punuese për targa para afatit të fundit më 21 prill. Me punën e tyre, ata përgatiten për nesër për diskutimet e kryenegociatorëve. Tani u takon kryenegociatorëve të gjejnë një marrëveshje për të vazhduar para”, ka shkruar Lajçak në Twitter.