Betohen katër deputetët e rinj të Kuvendit

Sot në fillim të seancës plenare janë betuar katër deputetët e rinj, të cilët kanë fituar ulëse në Kuvend pas zëvendësimit të deputetëve që kanë marrë pozita në Qeverinë e re.

Tre prej deputetëve të rinj janë nga LDK-ja dhe një nga Nisma Socialdemokrate.

Faton Bislimi zëvendëson ministrin Armend Zemajn, Visar Hoti zëvendëson zëvendëskryeministrin Driton Selmanajn, Ismet Beqiri zëvendëson ministrin Arban Abrashin dhe Arbreshë Krasniqi nga Nisma zëvendëson zëvendëskryeministren Albulena Balaj–Halimaj.