LB: Kushti kryesor për luftimin e korrupsionit është ekzistenca e vullnetit politik

0
73
Lëvizja pë Bashkim (LB) konsideron se janë dy kushte elementare që duhet të plotësohen për funksionimin e drejtësisë në vend:
1. Titullarët e institucioneve të drejtësisë të jenë te pavarur, profesionalë, të përgjegjshëm, të dinjitetshëm dhe me integritet të lartë; dhe
2. Titullarët politikë, të kenë vullnetin politik për ta instaluar një sistem të tillë.
Sipas LB-së, kushti i dytë është kryesori, sepse nga ky është i varur edhe kushti i parë. Pra, këtu qëndron problemi kryesor. Vullneti për luftimin e korrupsionit nuk ka ekzistuar asnjëherë. Për ta kamufluar këtë mungesë vullneti, vazhdimisht bëhen ndryshime të ligjeve e formohen trupa të ndryshëm për “luftimin” e tij.